Recep Şakar
17 Qershor 2017•Përditësim: 18 Qershor 2017
MELBOURNE (AA) - Kundërshtarë të armëve bërthamore të mbledhur në qytetin Melbourne të Australisë, organizuan një protestë për ndalimin e armëve kimike, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit shumica e të cilëve përbehej nga gratë ishin mbledhur para Librarisë Shtetërore të Melbourne dhe brohoritën me slogane kundër armatimit bërthamor.
Në demonstratën e organizuar me moton "Gratë dëshirojnë që bombat të ndalohen" nga ana e Unionit Ndërkombëtar të të Drejtave të Grave, Paqes dhe Lirisë, është kërkuar që armët bërthamore të hiqen menjëherë nga bota.
Protestuesit të cilët marshuan në shoqërimin e policisë drejt qendrës së qytetit mbajtën pankarta me mbishkrime "Nuk duam një Hiroshimë tjetër", "Ndaloni bombat", i kanë bërë thirrje qeverisë australiane që të marrë hapa për ndalimin e armëve bërthamore.
Demonstrata zgjati rreth 2 orë dhe përfundoi në Parlamentin Shtetëror të Victoria-s.