Ekip
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Autoritetet gjermane njoftuan se është arrestuar një tunizian për të cilin dyshojnë se ka qenë i involvuar gjatë sulmit në pazarin e Krishtlindjeve në Berlin, në të cilin humbën jetën 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Zyrja e Prokurorit federal gjerman theksojnë se është arrestuar shtetasi 40 vjeçar i Tunizisë pas bastisjes së shtëpisë dhe zyres së tij.
Më tej thuhet se numri i tij është ruajtur në telefonin e Anis Amri, të dyshuarit që drejtoi kamionin me të cilin kreu sulmin më 19 dhjetor, ndërsa të cilin policia italiane javën e kaluar e vrau në Milano.
“Hetimi i mëtejshëm tregon në atë se ndoshta ka qenë i involvuar në sulmin”, thuhet në njoftim.
Prokurorët deri të enjten duhet të vërtetojnë nëse kundër tij mund të japin urdhër formal për arrestim ku i dyshuari do të mbahej në paraburgim derisa nuk konfirmohet aktakuza e mundshme kundër tij.