Hakan Ceyhan Aydoğan
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka kryer një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë theksohet se Lavrov dhe Mistura kanë vlerësuar çështjen për nisjen e procesit politik për zgjidhjen e krizës në Siri.
Mistura duke vënë në dukje se mbështet rezultatet e takimit Turqi-Rusi-Iran të mbajtur më 20 dhjetor në Moskë, tha se OKB-ja është e gatshme të ofrojë kontribut në këtë çështje, si në zhvillimin e takimit në Astana dhe marrëveshjen për armëpushimin.
Lavrov dhe Mistura kanë rënë dakord për të vazhduar kontaktet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes Turqi-Rusi-Iran.