Elena Teslova
09 Shtator 2021•Përditësim: 09 Shtator 2021
Alarmi i tymit u aktivizua në segmentin rus të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) sot herët, por situata me sa duket është kthyer në normale, njoftoi Agjencia Hapësinore Ruse (Roscosmos), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në orën 04:55 sipas kohës në Moskë një detektor tymi u aktivizua në modulin e shërbimit ('Zvezda') të segmentit rus të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar gjatë karikimit automatik të baterisë dhe u aktivizua alarmi i emergjencës", thuhet në deklaratën e Roscosmos.
Kosmonautët që punonin në stacion ndezën sistemin e pastrimit të ajrit dhe pasi pastruan atmosferën brenda modulit, u kthyen për të pushuar, sipas Roscosmos.
"Sipas grupit kryesor të kontrollit operacional të segmentit rus të stacionit, të gjitha sistemet po punojnë normalisht, përbërja e ajrit në bordin e stacionit korrespondon me treguesit standardë", thuhet më tej.
"Ekuipazhi kosmonaut rus po përgatitet për një shëtitje në hapësirën këtë mbrëmje", tha Roscosmos.
Roscosmos nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi aktivizimin e alarmit ose nëse shkaku u eliminua apo jo.