Sena Güler
04 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.420 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 633.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se 174 njerëz vdiqën nga virusi, duke e çuar numrin e viktimave në 14.563.
Autoritetet e Afrikës së Jugut njoftuan se numri i testeve të kryera tek personat e dyshuar për COVID-19 është 3,74 milionë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 554.887.
Afrika e Jugut është vendi më i goditur nga virusi në kontinentin Afrikan dhe është e shtata në botë sipas numrit të përgjithshëm të rasteve.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.