Sayed Khodaberdi Sadat
07 Dhjetor 2017•Përditësim: 08 Dhjetor 2017
KABUL (AA) – Presidenti i Këshillit të Lartë për Paqe në Afganistan, Kerim Halili tha se janë të gatshëm të hyjnë në negociata për paqe me talebanët, raporton Anadolu Agency (AA).
Halili mbajti konferencë për media lidhur me negociatat për paqe me talebanët.
“Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë takime për paqe me talebanët. Tashmë ekziston një mundësi e mirë për t’i filluar negociatat”, tha Halili duke shtuar se Indonezia do të japë përkrahje për ofrimin e paqes në Afganistan.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Paqe, Akrem Hipelvak tha se “Nëse talebanët i përgjijgjen pozitivisht thirrjes sonë për paqe, ne do t’u lejojmë që të hapin një zyrë në Kabul, ku do të realizohen negociatat për paqe”.
Ai tha se Këshilli i Lartë për Paqen mund të zhvillojë negociatat për paqe aty ku dëshirojnë talebanët. Hipelvak tha se lufta nuk është rrugë e zgjidhjes.
Edhe pse autoritetet afgane gjatë dy viteve po bëjnë thirrje për paqe, militantët talebanë po u përgjigjen negativisht këtyre thirrjeve.