Sayed Khodaberdi Sadat
02 tetor 2015•Përditësim: 02 tetor 2015
MEZAR-I SERIF (AA) - Në operacionet e ndërmarra kundër talebanëve në Afganistan pasi 4 ditë më parë patën marrë nën kontroll rajonin Kunduz theksohet se janë vrarë 150 militantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i policisë së rajonit Kunduz, Muhammed Kasim Cengelbag, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se qyteti është marrë tërësisht nën kontroll nga forcat e sigurisë.
Cengelbağ, duke vënë në dukje se gjatë operacioneve të ndërmarra nga toka dhe ajri janë vrarë 150 militantë ka theksuar se janë arrestuar edhe 2 shtetas pakistanezë dhe 10 militantë. Ai ka theksuar ndër të tjera se numri i civilëve të vrarë ende nuk është përcaktuar dhe se operacionet janë ende në vazhdim.
Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit ka njoftuar se në operacionet në Kunduz janë vrarë 150 militantë dhe janë plagosur 90 të tjerë.
- Edhe në rajonin Baglan janë ndërmarrë operacione kundër organizatës-
Ndërsa në anën tjetër zëdhënësi për shtyp i policisë në rajonin Baglan në veri të Afganistanit xhacid Besharat ka pohuar për gazetarin e AA-së se në një operacion tokësorë dhe ajrorë të ndërmarrë në të njëjtën kohë në qendrën e rejonit Baglan dhe në komunën Burka janë rimarrë zonat të cila ishin nën kontrollin e talebanëve. Besharat ka theksuar gjithashtu se në operacione nga talebanët ka patur të vrarë dhe të plagosur. Theksohet se talebanët patën marrë nën kontroll rajonet Tala dhe Barfak në Baglan.