Sayed Khodaberdi Sadat
01 tetor 2015•Përditësim: 01 tetor 2015
MEZAR-I SHARIF (AA) – Forcat afgane të sigurisë sot në mëngjes kanë marrë kontrollin e qytetit Kunduz në veri të vendit, të cilin militantët talebanë e morën para tre ditëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i forcave afgane në Kunduz,Muhammed Kasim Cengelbag deklaroi se mbrëmë rreth mesnatës ndërmorën sulme të ashpra ajrore dhe këmbësorike mbi bastionet talebane dhe sot në mëngjes plotësisht është thyer rezistenca dhe kthyer kontrolli i mbarë territorit të qytetit.
"Qyteti është çliruar dhe populli mund t'i kthehet jetës normale", porositi Kasim.
Zëdhënësi i forcave afgane, Said Server Huseini tha se forcat amerikane kanë dhënë mbështetje ndaj sulmeve ajrore mbi talebanët dhe shtoi se operacioni do të vazhdojë deri në çlirimin e të gjitha vendeve të cilat në periferi i kontrollojnë talebanët.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid mohoi informacionet e zyrtarëve afganë dhe tha se talebanët kanë marrë kontrollin edhe të vendit Kale-i Zal në rajonin e Kunduzit.
Qindra pjesëtarë të talebanëve para tre ditëve kryen sulme befasuese në Kunduz në tre drejtime, ku edhe morën kontrollin e qytetit. Forcat afgane ndërmorën operacion të gjerë të cilëve në ndihmë u doli edhe misioni i NATOS-s.