Sayed Khodaberdi Sadat
22 Tetor 2015•Përditësim: 23 Tetor 2015
MAZAR-I SHARIF (AA) - Në një operacion të realizuar kundër talibanëve në qarkun Ham Ab të krahinës Cevizcan e cila gjendet në veri të Afganistanit janë vrarë 20 militantë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Cevizcan-it, Mevlevi Lutfullah Azizi në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se operacioni i cili ka qenë i drejtuar nga ana e zëvendës Presidentit të Afganistanit, Rashid Dostum ka nisur dje në orët e mëngjesit dhe se në operacion janë kthyer rajonet të cilët kanë qenë nën kontrollin e organizatës.
Azizi i cili ka theksuar se janë vrarë 20 militantë, tha se 30 militantë janë plagosur dhe 25 janë kapur.
Prefekti Azizi gjithashtu theksoi se si pasojë të minave të vendosura në afërsi të qendrës së qarkut nga ana e militantëve, kanë humbur jetën 6 pjesëtarë të rojeve të sigurisë.
Azizi theksoi se 6 persona të cilët janë plagosur nga shpërthimet janë transferuar në Spitalin Shtetëror të Cevizcanit, dhe se në operacionin e kryer kanë konfiskuar një numër të madh të motoçikletave të cilët ishin të përdorur nga anëtarët e organizatës.
Talibanet nuk kanë reaguar në lidhje me operacionin, ndërsa theksohet se operacionet kundër organizatës do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të rajonit verior të vendit.