Bota

Afganistan, vriten tre pjesëtarë të DEASH-it

Si rezultat i operacionit u liruan 24 civilë, të cilët po mbaheshin si pengje nga DEASH-i

Sayed Khodaberdi Sadat  | 23.04.2019 - Përdıtësım : 24.04.2019
Afganistan, vriten tre pjesëtarë të DEASH-it

Kabul

Në një operacion në rajonin Nangarhar në Afganistanin e veriut, janë vrarë tre pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e guvernatorit të Nangarharit njofton se efektivët e forcave të sigurisë kanë kryer një operacion në zonën Saluzey. Ata konfirmuan se gjatë operacionit janë vrarë tre pjesëtarë të DEASH-it dhe një civil është plagosur.

Si rezultat i operacionit u liruan 24 civilë, të cilët po mbaheshin si pengje nga DEASH-i.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın