Ata Ufuk Şeker
23 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se e kanë pritur me keqardhje vendimin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) për të mos dhënë një përjashtim të ri për 8 vendet të cilat ishin të përjashtuara më parë nga sanksionet ndaj naftës iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e komisionit të BE-së, Maja Kocijancic, në një konferencë për shtyp në lidhje me vendimin e SHBA-ve për t’i dhënë fund përjashtimeve të bëra për disa vende që eksportojnë naftë nga Irani tha se "Vendimin e SHBA-së e kemi pritur me keqardhje".
Kocijancic tha më tej se për sa kohë që Irani vazhdon të përmbushë detyrimet e tij, gjithashtu edhe BE do të zbatojë marrëveshjen për programin bërthamor.
Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate kishte njoftuar se nuk do të jepte një tjetër të drejtë të re përjashtimi për 8 vendet të cilat më parë ishin të përjashtuara nga sanksionet ndaj naftës iraniane.
Ndër të tjera në deklaratën ku thuhej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në një mënyrë të përbashkët ofrojnë siguri për të furnizuar tregjet globale të energjisë ishte bërë vlerësimi se "Ne ramë dakord për të marrë këtë hap në kohë për të siguruar që do të përmbushet kërkesa globale edhe pasi nafta iraniane të tërhiqet nga tregu".
Me këtë vendim të qeverisë amerikane nuk do të zgjatet më e drejta e përjashtimit për Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin, Turqinë, Italinë dhe Greqinë të cilat "pas vendimit të SHBA-ve për sanksione ndaj naftës iraniane ishin të përjashtuara ndaj sanksioneve në blerjen e naftës nga Irani" vendim ky që ishte i vlefshëm për një periudhë 180 ditore dhe që përfundon më 2 maj.