Mohammad Fahim Abed
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
KABUL (AA) - Në një sulm kamikaz të ndërmarrë me një motoçikletë me lëndë shpërthyese ndaj patrullës së ushtarëve amerikanë dhe afganë në rajonin Bagram të qytetit Pervan në Afganistan humbin jetën 5 persona dhe plagosen 6 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryekomunari i rajonit Bagram, Abdul Shukur Kudusi, tha se ndaj patrullës së ushtarëve amerikanë dhe afganë e cila ndodhej në afërsi të bazës ushtarake më të madhe të forcave të NATO-s në Afganistan është ndërmarrë një sulm kamikaz nga një motoçiklete me lëndë shpërthyese.
Kudusi duke theksuar se në sulm kanë humbur jetën 5 ushtarë amerikanë, u shpreh se janë plagosur edhe 6 të tjerë, ku 3 prej tyre janë amerikanë, ndërsa 3 të tjerë policë afganë.
Ndërsa në një deklaratë të publikuar nga forcat e NATO-s në Afganistan është konfirmuar se në rajonin Bagram në qytetin Pervan është ndërmarrë një sulm ndaj forcave amerikane. Gjithashtu në deklaratën ku thuhet se kjo ngjarje po hetohet nga forcat amerikane dhe afgane, nuk janë dhënë informacione në lidhje me humbjet e jetëve në sulm.
Ndërsa Zabiullah Mücahed, zëdhënësi i talebanëve të cilët kanë marrë përsipër sulmin pretendon se në ngjarje kanë humbur jetën 19 ushtarë dhe janë plagosur një numër i madh i tyre.