Sayed Khodaberdi Sadat
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
KABUL (AA) - Në operacionet kundër organizatës terroriste DAESH të kryera në provincën Nangarhar, në lindje të Afganistanit, janë vrarë 34 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit Nangarha, Ataullah Hogyani tha se pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH janë vrarë në sulmet ajrore në Hasak Mine dhe Naziyan.
Sipas tij, operacionet anti-terroriste në këtë rajon ende janë duke vazhduar.
Javën e kaluar në operacionet anti-terroriste kundër DAESH-it të kryera në Achin, u vranë 56 pjesëtarë të organizatës terroriste në fjalë.