Sayed Khodaiberdi Sadat
28 Korrik 2020•Përditësim: 29 Korrik 2020
Së paku dy civilë e kanë humbur jetën gjatë një sulmi me minahedhës në provincën afgane Kunduz, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Kunduzit, Hicretullah Akbari deklaroi se sulmin mbi shtëpinë familjare në fshatin Seyh Abad e kryen militantët talebanë.
Akbari tha se në sulm humbën jetën dy civilë ndërsa pesë të tjerë u plagosën.
Organizata talebane tani për tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.