Sayed Khodaberdi Sadat
08 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
KABUL (AA) - Të paktën 10 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionet e forcave afgane të sigurisë në krahinën lindore Nangarhar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratën e policisë në Nangarhar theksohet se forcat e sigurisë kanë kryer operacion ajror dhe tokësor në fshatin Nagus dhe Cinar, që janë nën kontrollin e terroristëve të DEASH-it.
Gjithashtu thuhet se në operacione janë vrarë të paktën 10 terroristë të DEASH-it, kurse në mesin e të vrarëve ka dhe shtetas të huaj.
Gjatë operacionit nuk u janë shkaktuar dëme civilëve në këto fshatra.