Bota

Afganistan, tetë të vdekur nga orteku

Zyra e guverantorit në Badahshan njoftoi se për shkak të rreshjeve të borës është bllokuar rruga në drejtim të 12 zonave në këtë rajon

Sayed Khodaberdi Sadat  | 18.01.2019 - Përdıtësım : 18.01.2019
Afganistan, tetë të vdekur nga orteku

Kabul

KABUL (AA) - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një ortek në zonën Badahshane në verilindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit, Vahidukkah Mayar, bëri të ditur se orteku është shkaktuar si pasojë e rreshjeve disa ditore të borës.

Ai konfirmoi se tetë veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Zyra e guverantorit në Badahshan njoftoi se për shkak të rreshjeve të borës është bllokuar rruga në drejtim të 12 zonave në këtë rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın