Sayed Khodaiberdi Sadat
04 gusht 2020•Përditësim: 04 gusht 2020
Ministria afgane e Punëve të Brendshme njoftoi se talebanët, gjatë festës së Kurban Bajramit, kanë shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tarik Aryen, zëdhënësi i Ministrisë, rikujtoi se talebanët dhe qeveria arritën marrëveshje për armëpushim gjatë Bajramit. Megjithatë, siç tha, talebanët këtë marrëveshje e shkelën 38 herë.
Aryen theksoi se gjatë sulmeve talebane gjatë festës së Bajramit kanë humbur jetën 20 civilë, ndërsa 40 të tjerë u plagosën.
Ai theksoi se talebanët kryen edhe sulme me bomba dhe të armatosura. Aryen porositi se talebanët në këtë mënyrë nuk respektuan atë që premtuan.
Nga ana tjetër, talebanët nuk u prononcuan lidhur me këto informacione.