Bota, Koronavirusi

Rusi, 144 të vdekur dhe 5.159 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5.159 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 861.423 numrin e të infektuarve, ndërkohë ka arritur në 14.351 numri i përgjithshëm i vdekjeve

Ali Cura  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Rusi, 144 të vdekur dhe 5.159 raste të reja me COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është 861.423, ndërsa ai i të vdekurve 14.351, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.159 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 861.423 numrin e të infektuarve. Ndërkohë me 144 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 14.351 numri i përgjithshëm i vdekjeve dhe me 7.878 të shëruar ka arritur në 661.471 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi u njoftua të jetë 0,6 për qind dhe tek 30 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 691 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 244.097, ndërsa me 12 vdekje numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.510.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 171 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 29.2 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave për COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare dhe charter me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın