Bota

Afganistan, shpallet armëpushim mes talebanëve dhe qeverisë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se e mirëpresin vendimin për armëpushim të talebanëve dhe se ata poashtu kanë marrë vendim për armëpushim gjatë ditëve të Bajramit

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 24.05.2020 - Përdıtësım : 24.05.2020
Afganistan, shpallet armëpushim mes talebanëve dhe qeverisë

Kabul

KABUL (AA) - Me rastin e Fitër Bajramit është shpallur armëpushim i ndërsjellë mes talebanëve dhe qeverisë së Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga talebanët bëhet e ditur arritja e armëpushimit gjatë Festës së Bajramit në mënyrë që qytetarët të kalojnë një Bajram të lehtë.

Në deklaratën në të cilën thuhet se militantët në të gjithë vendin nuk do të kryejnë sulme gjatë këtyre 3 ditëve, bëhet e ditur se do të jepet përgjigje e nevojshme në rast se ndodh ndonjë sulm nga pala tjetër.

Më tej vihet në dukje se militantët gjatë periudhës së armëpushimit nuk do të dalin jashtë zonave që kanë nën kontrollin e tyre.

- Deklaratë nga qeveria afgane

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se e mirëpresin vendimin për armëpushim të talebanëve dhe se ata poashtu kanë marrë vendim për armëpushim gjatë ditëve të Bajramit.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social, Ghani tha se edhe forcat e sigurisë në të njëjtën mënyrë nuk do të ndërmarrin asnjë operacion kundër talebanëve gjatë Bajramit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın