Sayed Khodaberdi Sadat
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
KABUL (AA) – Në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, janë shkatërruar 98 ton drogë të konfiskuar gjatë një viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në procesin e shkatërrimit të drogës në Deh Sabzu, ishte i pranishëm edhe zëvendës/ministri për luftë kundër narkotikëve, Muhammed Ahmedi. Ai me këtë rast theksoi se droga është burim financimi për terroristët në Afganistan dhe theksoi se ajo është kërcënim i madh për popullin e këtij vendi.
Sipas tij, në Kabul gjatë periudhës së njëjtë 702 persona janë privuar nga liria për shkak të trafikimit të drogës.
Në Afganistan më shumë se një milion persona përdorin drogën, që është më së shumti në botë, duke marrë parasysh faktin se vendi ka rreth 35 milionë banorë.
Përveç kësaj, janë duke zgjatur punët për shkatërrimin e gjysmës së hashishit, që është burimi më i madh i financave të talebanëve.
Supozohet se talebanët nga viti 2005 deri në vitin 2008 nga hashishi kanë fituar 600 milionë dollarë.