Sayed Khodaberdi Sadat
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në lagjen Shindand të shtetit Herat në perëndim të Afganistanit, në përleshjen mes anëtarëve të dy komandantëve të rëndësishëm të organizatës talebane vriten 54 anëtarë të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Prefekturës së Heratit, Ehsanullah Hayat, në deklaratën për gazetarin e AA-së, deklaroi se përleshja mes militantëve të liderit të ri të talebanëve Molla Ahtar Muhammed Mansur-it dhe grupit të militantëve seperatist të udhëhequr nga Molla Muhammed Resul-i i cili ka filluar mbrëmjen e kaluar në rajonin Zir Koh të Shindandit ende është duke vazhduar.