Sayed Khodaberdi Sadat
25 Mars 2018•Përditësim: 26 Mars 2018
KABUL (AA) - Të paktën një person humbi jetën në sulmin vetëvrasës në një xhami në Herat të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zeëdhenësi i policisë së Heratit, Abdul Ahad Velizadeh deklaroi se njëri nga dy sulmuesit kishte aktivizuar mjetin shpërthyes në xhaminë Nebi Ekrem, neë qendër të qytetit.
Sulmuesi tjetër pas shpërthimit ishte përpjekur të hyjë në xhami, por ishte neutralizuar nga policia.
Velizadeh tha se në sulm jetën humbi një civil dhe 9 të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve me plagë të rënda.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.