Sayed Khodaberdi Sadat
16 tetor 2016•Përditësim: 17 tetor 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) – Nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë në Herat të Afganistanit janë asgjësuar pesë tonë drogë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i drejtorisë policore në Herat, Abdurauf Ahmadi, tha se droga e asgjësuar është konfiskuar në periudhën e fundit njëvjeçare në zona të ndryshme të Afganistanit.
Krahas kësaj, u arrestuan 33 persona që ishin të përfshirë në tregtinë me drogë. Ahmadi tha se do të bëjnë të pamundurën që të eliminojë trafikantët e drogës.
Në Afganistan, shtet ky që është një prodhues i madh i drogës, rreth një milion persona llogariten të varur nga substancat narkotike.
Pikërisht fushat me hashash janë burimi më i madh i të ardhurave të talebanëve. Besohet se kjo organizatë nga viti 2005 deri në vitin 2008 të ketë fituar nga hashashi rreth 600 milionë dollarë.