Gamze Türkoğlu Oğuz
19 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
Të paktën 7 civilë e kanë humbur jetën në një sulm në rajonin Konduz të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit njoftoi se shtëpitë në të cilat jetojnë civilë në qarkun Taluk, në Konduz janë goditur me predha mortaje.
Ministria konfirmoi se në sulmin, të cilin e kryen talebanët, janë vrarë 7 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë ndërsa 6 civilë janë plagosur.
Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë sulm. Vendbanimi Imam Sahip i Dest-i Archi në Kunduz para do kohe ka qenë dëshmitar i përleshjeve mes forcave afgane të sigurisë dhe talebanëve.