Sayed Khodaiberdi Sadat
09 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur të talebanëve në krahinën afgane Baglan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tarik Aryen, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, theksoi se militantët kryen sulm të armatosur mbi punonjësit e një kompanie çminimi “The HALO Trust“.
Aryen konfirmoi se në sulm humbën jetën dhjetë persona, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.
Në njoftimin e kompanisë “The HALO Trust“, në të cilën ashpër dënohet sulmi, theksohet se janë lënduar 16 persona.
Nga lëvizja talebane njoftuan se nuk kanë lidhje me sulmin.
Afganistani është bastion i rritjes së re të dhunës e cila ndodh paralelisht me nismat paqësore dhe në jehonën e tërheqjes së forcave paqeruajtëse nga ky vend.
Qeveria e Afganistanit njoftoi se militantët talebanë gjatë muajit maj kryen së paku 1.455 sulme në këtë vend.