Dmitri Chirciu
21 Shkurt 2022•Përditësim: 21 Shkurt 2022
Vazhdon evakuimi i civilëve nga rajoni Donbas, i cili është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, në drejtim të rajonit Rostov të Rusisë.
Ekipi i Anadolu Agency (AA) ndjek në rajonin kufitar evakuimet që filluan në fundjavë, nga rajonet Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës nën kontrollin e separatistëve, me arsyetimin e "tensioneve në rritje".
Mijëra persona, shumica e të cilëve gra të moshuar dhe fëmijë, me anë të autobusëve u evakuuan nëpërmjet Avilo-Uspensk në kufirin ruso-ukrainas, duke u vendosur në tenda dhe konvikte në kampet e krijuara në pjesë të ndryshme të rajonit Rostov.
Një pjesë e të evakuuarve dërgohen në rajone të ndryshme të Rusisë me tren.
Brenda ditë mbi 5 mijë persona u dërguar në rajonet Voronej, Belgorod, Bryansk dhe Kursk.
Janë evakuuar mbi 53 mijë persona
Zv.ministri i Emergjencave i Rusisë, Aleksandr Çupriyan, i cili arriti në qytetin Rostov-na-Donu, në deklaratën për gazetarët, njoftoi se që nga 18 shkurti nga Donbas janë evakuuar mbi 53 mijë persona.
Ai tha shumica e të evakuuarve janë fëmijë, duke shtuar se janë duke bërë organizime që fëmijët të vazhdojnë shkollimin e tyre në shkollat në rajon.
Çupriyan gjithashtu tregoi se 30 rajone të tjera janë të gatshëm për të pranuar të evakuuarit.