Adam Abu Bashal,Alaattin Doğru
17 Mars 2019•Përditësim: 17 Mars 2019
Të paktën 31 personi kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale dhe reshjeve intensive që kanë goditur rajonin në kufirin midis Zimbabves dhe Mozambikut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të vdekurve nga cikloni është rritur nga bilanci fillestar prej 24 viktimash në 31, ndërkohë që 60 persona raportohet të jenë zhdukur.
"Të jemi durimtarë. Nuk mund ta ndalim humbjen e jetëve. Nga cikloni kemi humbur 31 shtetas të Zimbabves", tha Ministria e Informacionit e vendit në rrjetin social Twitter.
Siç raportohet, qindra shtëpi janë shembur nga shtrëngata e fuqishme, mbi 200 nxënës kanë ngelur të bllokuar, ndërsa qindra persona janë lënduar.
Sipas një njoftimi të Departamentit Meteorologjik të Zimbabves, reshjet e rrëmbyeshme të shiut pritet të zgjasin deri të martën.