Umur Koçak Semiz
31 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Një punonjëse universitare është larguar nga puna në Zimbabve pasi që i ka dhënë kësulë të gabuar presidentit të shtetit Robert Mugabe i cili po merrte pjesë në një ceremoni të diplomimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, zyrtarët e Universitetit të Zimbabve-s kanë njoftuar se punonjësja Ngaatendwe Takawire do të largohet nga puna pasi që i kishte dhënë kësulë të vogël presidentit 92 vjeçar Mugabe.