Selçuk Acar
23 Janar 2017•Përditësim: 23 Janar 2017
NEW YORK (AA) – Nga moti me stuhi që përfshiu jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë humbur jetën së paku 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura të shiut dhe me erë të fuqishme më shumë dëm ka shkaktuar në shtetet federale Georgia, Mississippi dhe Alabama në të cilat janë shkatërruar dhjetëra objekte.
Në këtë rajon gjatë dy ditëve të kaluara kanë humbur jetën së paku 15 persona, ndërsa janë lënduar 30 të tjerë.
Më shumë kanë pësuar banorët e Georgia-s ku humbën jetën 11 persona. Guvernatori i këtij shteti federal, Nathan Deal ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një njësi administrative.