Ekip
01 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
PRAGË (AA) - Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Republika Çeke u përfshi nga të reshura të mëdha të dëborës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania elektroenergjetike CEZ të martën ka shpallur gjendje alarmi në katër qarqe pasi dëbora dëmtuar largpërçuesin. Gjendja më e vështirë paraqitet në pjesën qendrore të vendit.
Dëbora e madhe ka shkaktuar probleme të mëdha, madje edhe me ndërprerjen e trafikut, transportin ajror dhe atij hekurudhor.