Betül Yürük
31 Janar 2018•Përditësim: 01 Shkurt 2018
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka raportuar se në shtetet e prekura nga përleshjet dhe fatkeqësitë 30 për qind e të rinjve të moshës 15-24 vjeç nuk dinë shkrim-lexim, transmeton Anadolu Agency (AA).
UNICEF thekson se në shtetet e prekura nga kriza 59 milionë persona nuk kanë arritur të mësojnë shkrim-lexim.
Në mesin e shteteve me nivel më të lartë të personave që nuk dinë shkrim-lexim janë Nigeria, Çadi, Sudani Jugor dhe në Republikën e Afrikës Qendore, vende ku për një kohë po vazhdon jostabiliteti.
Niveli i personave që nuk dinë shkrim-lexim në Niger është 76 për qind, në Çad 69 për qind, në Sudanin Jugor 68 për qind dhe në Republikën e Afrikës Qendrore 64 për qind.
Drejtoresha e Përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta Fore, vuri në dukje se krizat në këto vende kanë ndikim tragjik në edukimin, të ardhmen dhe ekonominë e fëmijëve, si dhe në rritjen dhe stabilitetin e popujve të tyre.
Sipas UNICEF-it në rajonet e krizës, niveli i vajzave dhe të grave që nuk dinë shkrim-lexim është më i lartë se niveli i djemve dhe të meshkujve.