Betül Yürük
11 dhjetor 2015•Përditësim: 11 dhjetor 2015
GJENEVË (AA) - Zëdhënësja për rajonin e Lindjes së Mesme të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Juliette Touma, njoftoi se për shkak të luftës së brendshme më shumë se 8 milionë fëmijë sirianë janë viktima që e kanë pësuar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).
Touma në një deklaratë për gazetarin e AA-së u shpreh se të gjitha palët që luftojnë në Siri vazhdojnë të shkelin ligjin e luftës dhe se si rezultat i kësaj dëmtohet infrastruktura e cila përballon nevojat themelore të popullit.
Duke vënë në dukje se 70 përiqnd e popullsisë në Siri përballet me mungesën e ujit të pijshëm Touma ka pohuar se ky fenomen problematik vërehet më shumë në Halep.
Ajo duke rikujtuar se impianti i ujit al-Khafseh në Halep është dëmtuar si rezultat i sulmeve ajrore ,ka deklaruar se ende 1.4 milionë sirianë kanë probleme në qasjen e ujit.