Sorwar Alam
22 Janar 2017•Përditësim: 23 Janar 2017
ANKARA (AA) – Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë janë neutralizuar 11 terroristë të DEASH-it, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke në operacione të ngjashme shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” që ka të bëjë me terroristë të cilët janë vrarë ose kapur.
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm bëhet e ditur se avionët turq kanë goditur 165 objektiva të DEASH-it, duke përfshirë strehimore, objekte kontrolli dhe automjete të organizatës terroriste.
Ofensiva “Mburoja e Eufratit” filloi më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimin terrorist me theks mbi DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke. Ofensivën e kryesojnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje i mbështesin edhe forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it.