Bota

“Evropa duhet ta menaxhojë migracionin në mënyrë konkrete”

Conte tha se Evropa duhet ta menaxhojë fenomenin e migracionit në një mënyrë praktike dhe kontrekte

Rabia İclal Turan  | 19.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
“Evropa duhet ta menaxhojë migracionin në mënyrë konkrete”

Romë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka takuar në Romë kryeministrin italian, Giuseppe Conte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësit e dy vendeve u takuan gjatë ditës së djeshme, ndërsa ata u përqendruan kryesisht në fushën e migracionit dhe po ashtu folën për konfliktin në Libi.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit, Conte tha se Evropa duhet ta menaxhojë fenomenin e migracionit në një mënyrë praktike dhe konkrete.

“Thelbësore është që Bashkimi Evropian (BE) ta kthejë një faqe të re në drejtim të menaxhimit strukturor të flukseve dhe jo më me menaxhimin urgjent të saj”, theksoi ai.

Conte po ashtu tha se migracioni nuk duhet të jetë më temë e propagandës anti-evropiane.

Ndërkaq, Macron tha se ai e kupton padrejtësinë dhe mosmarrëveshjen se Italia është përballur me migracionin që nga viti 2015.

Ai tha se BE-ja nuk ka treguar solidaritet të mjaftueshëm me vendet që përballen të parët me mbërritjen e migrantëve, veçanërisht me Italinë.

“Franca është e gatshme ta zhvillojë këtë kuadër të rregullimit të marrëveshjeve të Dublinit. Jam i bindur se ne mund të pajtohemi për një sistem automatik të rishpërndarjes nën kujdesin e Komisionit Evropian”, tha Macron.

Ai tha se vendet anëtare të BE-së që nuk marrin pjesë në sistemin e ri të shpërndarjes do të “ndëshkohen financiarisht”, duke theksuar vërejtjet e Conte-s javën e kaluar në Bruksel.

Conte tha se me presidentin francez po ashtu u pajtuan të punojnë së bashku për krizën e Libisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.