Ata Ufuk Şeker
23 Mars 2017•Përditësim: 24 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Sindikata e punëtoreve në Belgjikë (BTB), ka deklaruar se edhe pse ka kaluar një vit nga sulmi terrorist, aeroporti i Burkselit ende nuk ka një përgatitje për emergjencat, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate për mediat, sekretarja e Përgjithshme e BTB-së, Sandra Langenus, ka thënë se ka kaluar plot një vit nga sulmi terrorist i cili ka ndodhur më 22 mars. Ajo ka thënë se autoritetet e aeroportit ende nuk kanë përgatitur një plan për gjendjen e emergjencave që mund të krijohen në të.