Hasan Esen
23 Mars 2017•Përditësim: 23 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Në Parlamentin Evropian (PE) është ndaluar shpërndarja e gazetës "Daily Sabah" e cila publikohet në gjuhën angleze, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerksa për këtë ndalesë ka ardhur nga anëtari i PE-së holandezi Jeroen Lenaers. Ndërsa presidenti i PE-së Antonio Tajani si rezultat i "hetimit" ka dhënë vendimin për ndalimin e shpërndarjes së "Daily Sabah" në PE i cili është me seli në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Edhe Drejtoresha e Njësisë për media në PE, Marjory van den Broeke në një deklaratë ka konfirmuar vendimin. Duke vënë në dukje se nuk është në dijeni të plotë për arsyen e vendimit ajo tha se kërkesa ka ardhur "nga disa anëtarë të cilët janë shqetësuar nga linja e publikimeve të gazetës".
"Daily Sabah" e cila ka nisur publikimet e saj në vitin 2014 nën ombrellën e grupit mediatik Turkuvaz, bënte shpërndarjen në PE vetëm ditëve të marta.
Ndalimin e ka kërkuar anëtari i PE-së nga Holanda
Holandezi kristiano-demokrat Jeroen Lenaers, javën e kaluar kishte kërkuar ndalimin e gazetës duke i dërguar një letër Tajani-t. Kjo kërkesë e anëtarit të PE-së ishte bërë pas lajmit të gazetës me titull "BE-ja sillet sikur nuk ka patur asnjë sulm ndaj të drejtave demokratike" në lidhje me qëndrimin e mbajtur ndaj ministrave turq.
Gjithashtu edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë të bërë javën e kaluar pas kërkesës për ndalimin e shpërdarjes së gazetës ka thënë: "Ka nga ata të cilët nuk duan të fusin gazetën 'Daily Sabah' nga Turqia në Parlamentin Evropian. A e dini se çfarë sjellin këta tani, sjellin kundërpërgjigjen. Nëse ata nuk lejojnë hyrjen e një gazete lokale tonën, atëherë do të marrin kundërpërgjigjen e kësaj".