BALLKANI

Shqipëri, fillon viti i ri akademik

Procesi mësimor ka filluar në universitetet publike dhe private të Shqipërisë, përfshirë edhe në Universitetin e New Yorkut në Tiranë (UNYT), universitet i Fondacionit Turk Maarif

Fatjon Cuka  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 06.10.2025
Shqipëri, fillon viti i ri akademik Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar sot viti i ri akademik 2025-2026 në institucionet e arsimit të lartë, ku në vend janë organizuar edhe ceremoni në disa qytete, raporton Anadolu.

Procesi mësimor ka filluar në universitetet publike dhe private të Shqipërisë. Viti i ri akademik ka filluar edhe në Universitetin e New Yorkut në Tiranë (UNYT), universitet i Fondacionit Turk Maarif.

Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve në gjithë vendin. Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi nisjen e vitit të ri akademik nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, në mesazhin drejtuar studentëve dhe pedagogëve, presidenti Begaj bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri duhet t'i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe se "duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar".

"Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës inkurajoi pedagogët të ofrojnë për të rinjtë mundësi për një arsim cilësor dhe studentët i këshilloi të investojnë dijet e tyre në Shqipëri për të qenë udhëheqësit e së ardhmes", thuhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen në kushte të denja afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, sipas tij, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti "Luigj Gurakuqi" në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik. Kumbaro bëri të ditur se janë 19.671 studentë të regjistruar deri më datë 5 tetor në universitetet shqiptare, ndërkohë sipas saj vazhdojnë regjistrimet në raundin e dytë, e më pas në raundin e tretë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın