Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 34 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.797, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka   | 22.07.2021
Shqipëri, 34 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 34 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.797, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.109, dhe aktualisht raste aktive janë 232.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.348 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 868.822 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.095.453 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 478.861 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın