BALLKANI

Shkup, protestë e sindikatave për rritje të pagës minimale

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Lidhjes së Sindikateve, duke kërkuar që deputetët të miratojnë sa më shpejt ndryshimet ligjore që do të garantonin një jetë më dinjitoze për punëtorët

Shpetim Hiseni  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Shkup, protestë e sindikatave për rritje të pagës minimale Burimi: MIA

Shkup

Sot në Shkup, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi protestë për të kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe një rritje lineare prej 100 eurosh për të gjitha pagat e tjera, raporton Anadolu.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Lidhjes së Sindikateve, duke kërkuar që deputetët të miratojnë sa më shpejt ndryshimet ligjore që do të garantonin një jetë më dinjitoze për punëtorët.

Në fjalën e tij, Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së, paralajmëroi vazhdim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen.

“Kërkojmë ndryshime urgjente në Ligjin për Pagat. Nëse ndryshimet nuk votohen deri në fund të javës, do të bllokojmë rrugët, institucionet dhe do të shkojmë në grevë të përgjithshme. Nëse kjo nuk ndodh, do të mbledhim 10 mijë nënshkrime dhe do të bëhemi propozues dhe do të kërkojmë një ulje prej 80 për qind të pagave të nëpunësve civilë dhe një rritje të pagave të punëtorëve me 100 euro dhe minimumi në 600 euro”, tha ai.

“Pjesëmarrja masive në protestë e hedh poshtë faktin se vetëm disa kanë nevojë për rritje page. Pjesëmarrja masive tregon se njerëzit janë me sindikatën”, shtoi Trendafillov.

Ai theksoi se sindikatat dhe qytetarët nuk do të heshtin më, por do të luftojnë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın