Shkup, mbahet protestë solidariteti me popullin palestinez
Protestuesit marshuan me pankarta si “Liri për Palestinën”, “Të gjithë sytë drejt Gazës” dhe “Ky është gjenocid, jo luftë”.

Shkup
Qindra qytetarë u mblodhën të shtunën në Shkup për një protestë solidariteti me popullin palestinez, duke dënuar sulmet izraelite në Gaza dhe duke kërkuar përfundimin e bllokadës 18-vjeçare, raporton Anadolu.
Protestuesit marshuan me pankarta si “Liri për Palestinën”, “Të gjithë sytë drejt Gazës” dhe “Ky është gjenocid, jo luftë”.
Protesta nisi pranë monumentit “Simfonia e Paqes”, ku pjesëmarrësit u shprehën se solidariteti global dhe veprimet e qytetarëve janë të domosdoshme për t’i kundërvënë agresionit dhe gjenocidit.
Në mesazhet e tyre, protestuesit kërkuan sigurinë e aktivistëve që lundrojnë me Flotilën Globale Sumud, e cila u sulmua nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes paqësore për të dërguar ndihma humanitare në Gaza dhe sfiduar bllokadën izraelite.
Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të jenë dëshmitarë të heshtur të krimeve të Izraelit ndaj civilëve palestinezë.
Protesta përfundoi pranë ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku u bë thirrje për veprime konkrete dhe mbështetje ndërkombëtare për të ndaluar sulmet ndaj popullit palestinez dhe për të garantuar dorëzimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.