Bojana Stojanovic
02 Prill 2020•Përditësim: 02 Prill 2020
Në Serbi, deri në orën 15:00 sot janë regjistruar 111 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, duke e rritur numrin e rasteve me COVID-19 në 1.171 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga raportimi i fundit dje, deri në orën 15:00 sot janë testuar 637 persona, prej të cilëve 111 rezultuan pozitiv dhe 526 ishin negativ ndaj koronavirusit, njoftoi faqja e internetit "Covid19.rs" të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.
Deri në orën 15:00 në laboratorin kombëtar të Institutit Torlak u testuan gjithsej 5.008 persona të cilët plotësuan kriteret për testim.
Sipas të dhënave të djeshme, 28 persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe çdo informacion i ri do të njoftohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit me shtabet e krizave.