Firdevs Bulut
02 Prill 2020•Përditësim: 02 Prill 2020
Patologia me famë botërore nga Turqia, prof. Feriha Oz, sot ka ndërruar jetë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në moshën 87-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Dr Mustafa Sait Gonen, dekani i Fakultetit Cerrahpasa të Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, njoftoi vdekjen e saj në Twitter.
"Jemi të pikëlluar nga humbja e Feriha Oz, e cili edukoi mijëra mjekë, diagnostikoi dhjetëra mijëra sëmundje të pacientëve kritikë. Allahu e pranoftë mësuesen tonë në parajsë”, shkroi në Twitter, Gonen.
Oz ishte një emër i shquar në patologji në mbarë botën. Ajo lindi në Stamboll dhe studioi mjekësi në Universitetin e Stambollit përpara se të fillonte punën si mjeke në Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpasa.
Në karrierën e saj shumëvjeçare akademike, ajo dha kontribute të mëdha në shkencën e patologjisë, me më shumë se 100 kërkime shkencore dhe publikime, si në shkallë kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare. Ajo doli në pension në vitin 2000.
Oz kishte qenë nën trajtim për shkak të COVID-19 për ca kohë.
Në Turqi, virusi që filloi në Kinë vitin e kaluar, ka infektuar 15.679 persona dhe shkaktoi 277 vdekje.
Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, virusi ka arritur në 180 vende dhe ka infektuar më shumë se 952,000 persona. Numri global i vdekjeve, ndërkohë, ka tejkaluar 48.300.