Andjelija Stojkovic
08 Qershor 2022•Përditësim: 08 Qershor 2022
Në 214 shkolla në Beograd është lajmëruar për vendosje të bombave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Arsimit thuhet se 148 shkolla fillore dhe 66 shkolla të mesme në Beograd morën njoftime për bomba me email.
Sipas procedurës së përcaktuar më parë, objektet janë evakuuar dhe nxënësit do të kthehen në mësime kur të konstatohet se është e sigurt.
Ekipet e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme janë në terren dhe po inspektojnë objektet, thuhet në njoftim.