BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 51 viktima dhe 7.606 raste të reja me COVID-19

Në respiratorë janë 243 pacientë ndërsa deri më tani janë testuar 1.703.985 qytetarë

Bojana Stojanovic   | 26.11.2020
Serbi, 51 viktima dhe 7.606 raste të reja me COVID-19

Beograd

Numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Serbi po rritet nga dita në ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë humbur jetën 51 persona ndërsa janë regjistruar 7.606 raste të reja.

Në total janë regjistruar 148.214 raste të infeksionit ndërsa deri më sot në spital janë shtruar 6.722 persona.

Nga dita e djeshme janë testuar 21.569 persona, prej të cilëve 7.606 rezultuan pozitiv me koronavirus.

Me vdekjet e fundit numri i viktimave është rritur në 1.366. Përqindja e vdekshmërisë është 0.92 për qind.

Në respiratorë janë 243 pacientë ndërsa deri më tani janë testuar 1.703.985 qytetarë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın