Bota, Koronavirusi

Karantina në Greqi vazhdohet edhe shtatë ditë

Stelyo Petsas, zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë tha se karantina dhe ora policore, që planifikohej deri më 30 nëntor, do të vazhdohet deri më 7 dhjetor

Tevfik Durul  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 27.11.2020
Karantina në Greqi vazhdohet edhe shtatë ditë

Athinë

Karantina në Greqi, që zgjat deri më 30 nëntor, do të vazhdohet edhe për shtatë ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stelyo Petsas, zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë tha se karantina dhe ora policore, që planifikohej deri më 30 nëntor, do të vazhdohet deri më 7 dhjetor.

Petsas tha se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve dhe rasteve të vdekjes.

Duke nënvizuar se shkalla e infeksionit është alarmant, veçmas në Selanik,, Larisa, Akarnania dhe Lesbos, Petsas tha se është shumë herët për zbutjen e masave.

Sipas të dhënave që dje i shpërndau Agjencia kombëtare e shëndetit publik të Greqisë, numri i pacientëve me COVID-19 në respiratorë është rritur në 597.

U konstatua se dje në vend janë regjistruar 2.152 raste të reja, ndërsa 87 persona humbën jetën si rezultat i infeksionit.

Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar 97.288 raste të infektimit dhe 1.902 raste të vdekjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın