Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 41 viktima dhe mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Në spitale aktualisht janë 7.903 pacientë, mes të cilëve 260 në respiratorë

Bojana Stojanovic   | 10.04.2021
Serbi, 41 viktima dhe mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Beograd

Në Serbi, 41 persona e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit (COVID-19) në 24 orët e fundit ndërsa u regjistruan mbi 3.000 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në spitale aktualisht janë 7.903 pacientë, mes të cilëve 260 në respiratorë.

Që nga dje janë testuar 14.034 persona ndërsa 3.058 prej tyre rezultuan pozitivë.

Në të njëjtën periudhë, 41 persona humbën jetën si rezultat i infeksionit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 5.700. Shkalla e vdekshmërisë është 0.89 për qind.

Gjithsej 639.476 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend ndërsa deri më tani janë kryer 3.577.398 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın