Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 9 viktima dhe 571 raste të reja me COVID-19

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 727 pacientë të rinj ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani arrin në 81.561

Agim Sulaj  | 10.04.2021 - Përdıtësım : 11.04.2021
Kosovë, 9 viktima dhe 571 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.976, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 571 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus ndërsa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 97.467 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 4.351 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 471.004 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 727 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 81.561, kurse numri i rasteve aktive është 13.930.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.