Admir Fazlagikj
09 Nëntor 2019•Përditësim: 11 Nëntor 2019
Katër vite më parë, përkatësisht më 9 nëntor të vitit 2015, agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA) filloi me publikimin e lajmeve në gjuhën maqedonase me qendër në Shkup, nga ku publikon lajme edhe në gjuhën shqipe.
Gjatë katër viteve të fundit, servisi i AA-së në gjuhën maqedonase, me publikimin e lajmeve të ndjekura me përmbajtje të fotografive dhe videove nga korrespodentët e agjencisë nga të gjitha anët e botës, ka marrë një rol aktiv në hapësirën mediale maqedonase, përfshirë edhe lexuesit nga rajoni dhe më gjerë.
Që nga fillimi i publikimeve të AA-së në gjuhën maqedonase, gjithsej janë publikuar 52.029 lajme, 20.069 galeri fotografish dhe 12.482 video.
Për çdo ditë, AA nga zyra në Shkup, për parapaguesit dhe lexuesit publikohen lajme, ndjekur me fotografi, video dhe infografikë.
Agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA) ka një histori të gjatë gati 100-vjeçare, e themeluar në vitin 1920. AA është ndër dhjetë agjencitë më të mëdha në botë, e cila publikon lajme në 13 gjuhë botërore. Krahas gjuhës turke, maqedonase, shqipe, AA publikon lajme edhe në gjuhën angleze, arabe, BHS (boshnjake, kroate dhe serbe), ruse, frënge, kurde (dialektet Sorani dhe Kurmanji), perse, indoneze dhe spanjolle.
Kujtojmë se AA është një nga dhjetë agjencitë më të mëdha në radhitjen botërore, e cila në të gjitha 13 gjuhët tejkalon 3.000 publikime të lajmeve, fotove dhe videove.