BALLKANI

Shkup, organizohet program me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamed

Me aktivitete të ndryshme fetare, në mbarë vendin shënohet "Java e Mevludit 2019", java e lindjes së profetit Muhamed

Furkan Abdula, Seyyid Emin  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 09.11.2019
Shkup, organizohet program me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamed ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizuan programe me rastin e "Javës së Mevludit 2019", ditëlindjes së profetit Muhamed sipas kalendarit islam, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhaminë Arasta në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Myftinia e Shkupit pranë Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut organizoi një program në të cilën hafizë nga Turqia dhe Ballkani kënduan mevlud dhe ilahi në gjuhën shqipe dhe turke.

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, në deklaratën për AA tha se Muftinia e Shkupit në mënyrë tradicionale disa vite me radhë organizon manifestime të llojllojshme me rastin e javës së lindjes së profetit Muhamed.

Ndërkohë, me këtë rast sot edhe para namazit të xhumasë nga ana e Konsulencës së Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup u organizua një program.

Në këtë program Këshilltari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Nurettin Acar, ka mbajtur predikim.

Ndërkohë, Murat Alkan, Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë ambasadës turke, tregoi se në kuadër të aktiviteteve organizojnë programe të ndryshme në mbarë vendin.

Me rastin e kësaj jave, nesër para namazit të drekës do të organizohet program edhe në Xhaminë e Sahatit në Gostivar.

Muslimanët në botë shënojnë Mevludin, ditëlindjen e profetit Muhamed, në ditën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit islam.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.