BALLKANI

Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vatikan, ndërkohë është takuar me Papa Leonin

Barış Seçkin  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama Foto: Kryeministria e Shqipërisë

Vatikan

Kreu i Shtetit të Vatikanit, Papa Leoni XIV, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar procesin e pranimit të vendit në BE dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga Vatikani, Papa priti Kryeministrin Rama këtë mëngjes në Vatikan.

Pas takimit me Papën, Kryeministri Rama u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (Kryeministrin), Kardinalin Pietro Parolin, dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministri i Jashtëm), Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.

Në deklaratën e Vatikanit u nda informacioni se "Gjatë diskutimeve të përzemërta, u vu theksi në marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy vendeve, si dhe u trajtuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis kishës dhe shoqërisë civile në vend".

"Takimi u përqendrua gjithashtu në çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian" thuhet ndër të tjera deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.